Orav për takimin me “Kryeministrin në largim”: Duhet qeveri funksionale për përparim në integrimet evropiane

Orav për takimin me “Kryeministrin në largim”: Duhet qeveri funksionale për përparim në integrimet evropiane

21:03, 12/05/2025

Shefi i zyrës së BE-së, Aivo Orav, ka shkruar për takimin e ambasadorëve të Quint-it me “kryeministrin në largim”, Albin Kurtin.

Orav ka thënë se një qeveri e qëndrueshme dhe funksionale është thelbësore për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, teksa ka shtuar se “status quo” aktuale s’i sjell dobi askujt, shkruan Reporteri.net.

“Sot, Ambasadorët e QUINT-it u takuan me Kryeministrin në detyrë Kurti. Një qeveri e qëndrueshme dhe funksionale është thelbësore për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Bllokada aktuale nuk i sjell dobi askujt”, ka shkruar Orav.

Ndryshe, ambasadorë të vendeve të QUINT-it kanë dhënë deklarata krejt të ndryshme me Qeverinë e Kosovës për takimin e sotëm ndërmjet tyre dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Përderisa në njoftimin e ZKM-së pu tha se temë qendrore e takimit ka qenë procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ambasadorët deklaruan se në takim u fol për nevojën e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves përmes një deklarate në Facebook, tha se e ka inkurajuar Kurtin për formimin e qeverisë së re.

Edhe Ambasada e Italisë në Kosovë njoftoi se në takim është theksuar nevoja për formimin sa më të shpejt të një qeverie të re, që Kosova të ecë përpara në rrugën euroatlanatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco