Policia e Kosovës ushtrim të koordinuar me KFOR-in në veri

Policia e Kosovës ushtrim të koordinuar me KFOR-in në veri

21:02, 12/05/2025

Policia e Kosovës ka marrë pjesë sot në një ushtrim të koordinuar me KFOR’in në veri të vendit.

Në njoftim thuhet se ushtrimi kishte për qëllim demonstrimin e ndërveprueshmërisë dhe koordinimit të lartë ndërmjet të dy institucioneve të sigurisë.

“Ky aktivitet ishte rezultat i një planifikimi të kujdesshëm dhe ekzekutimi të suksesshëm, duke reflektuar afërsinë institucionale dhe përpjekjet e koordinuara për të garantuar një ambient të sigurt, si dhe për të siguruar një reagim të shpejtë dhe efikas ndaj çdo sfide të mundshme në aspektin e sigurisë.

Policia e Kosovës dhe KFOR-i mbesin të përkushtuara në promovimin dhe ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, theksohet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco