Diplomatja amerikane në takimin me Kurtin: Liderët të punojnë bashkë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Diplomatja amerikane në takimin me Kurtin: Liderët të punojnë bashkë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

20:59, 12/05/2025

Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s ka dalĂ« me njoftim lidhur me takimin qĂ« pati sot e ngarkuara me punĂ«, Anu Prattipati dhe AmbasadorĂ«t e QUINT’it me kryeministrin nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti.

Në njoftim thuhet se Pattipati theksoi nevojën që liderët politikë të Kosovës të bashkëpunojnë për të konstituuar Kuvendin dhe për të formuar një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën.

“E ngarkuara me punĂ« Anu Prattipati dhe AmbasadorĂ«t e Quint-it u takuan sot me Kryeministrin nĂ« detyrĂ« Kurti. GjatĂ« takimit, ajo theksoi nevojĂ«n qĂ« liderĂ«t politikĂ« tĂ« KosovĂ«s tĂ« bashkĂ«punojnĂ« pĂ«r tĂ« konstituuar Kuvendin dhe pĂ«r tĂ« formuar njĂ« qeveri tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n. KĂ«to institucione janĂ« thelbĂ«sore pĂ«r tĂ« siguruar mirĂ«qenien dhe prosperitetin e qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim.


 

Ndryshe, ambasadorë të vendeve të QUINT-it kanë dhënë deklarata krejt të ndryshme me Qeverinë e Kosovës për takimin e sotëm ndërmjet tyre dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Përderisa në njoftimin e ZKM-së pu tha se temë qendrore e takimit ka qenë procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ambasadorët deklaruan se në takim u fol për nevojën e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves përmes një deklarate në Facebook, tha se e ka inkurajuar Kurtin për formimin e qeverisë së re.

Edhe Ambasada e Italisë në Kosovë njoftoi se në takim është theksuar nevoja për formimin sa më të shpejt të një qeverie të re, që Kosova të ecë përpara në rrugën euroatlanatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco