I ftuar në emisionin Task Force në Syri TV, me moderatore Sonila Meço, anëtari i Brain Gain Pd, Niko Kedhi, foli lidhur me krimet elektorale që ndodhën ditën e djeshme gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Kedhi u shpreh se kjo ishte një masakër elektorale dhe PD ishte e vetmja nga të gjitha partitë e tjera që bëri denoncime.
Nikola Kedhi:
“PD është e vendosur të jetë në krah të komisionerëve dhe të numëruesve deri sa të numërohet edhe vota e fundit e shqiptarëve. Natyrisht, këto nuk janë zgjedhje për t'u njohur në opinonin tim personal, sepse ky qëndrim politik mbahet nga kryetari i PD-së. Nuk mund të pranohet një masakër e tillë elektorale.
Për PD, vota është e shenjtë dhe qëndron në bazë, në thelb të çdo sistemi demokratik dhe të çdo vendi që aspiron të jetë i lirë. Këtë e tha dhe Berisha, që jemi në primare të çdo individi që ka të bëjë me këtë proces. Ata janë nën një presion të jashtëzakonshëm dhe kanë nevojë për të gjithë ne. Nuk e prisja këtë rezultat. Denoncimet kanë vazhduar gjatë gjithë ditës së djeshme nga PD. Ishte vetëm PD që bëri këto denoncime dhe asnjë parti tjetër.”
© SYRI.net