Kriza politike në vend, përfundon takimi i Kurtit me ambasadorët e QUINT-it

Kriza politike në vend, përfundon takimi i Kurtit me ambasadorët e QUINT-it

14:15, 12/05/2025

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ambasadorëve të vendeve të QUINT-it.

Siç raportoi gazeta online Reporteri.net temë e këtij takimi pritej të ishte edhe kriza institucionale në Kosovë e krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, situata e sigurisë në veri të vendit dhe tema të tjera të aktualitetit.

Zyra e Kryeministrit ende zyrtarisht nuk ka njoftuar për takimin.

Gazeta online Reporteri.net nga vendi i ngjarjes solli pamje teksa ambasadorët e QUNIT-it po dilnin nga takimi.

Ndonëse, kanë kaluar më shumë se tre muaj nga zgjedhjet e 9 shkurtit dhe gati një muaj nga fillimi i seancës konstituive, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar.

Të dielën dështoi edhe tentativa e 14-të për formimin e këtij institucioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco