Lideri i PD-së, Sali Berisha theksoi se opozita nuk do të mbyllë sytë ndaj shkeljeve të rënda në zgjedhje, si blerja e votës me para publike, falja e gjobave dhe kultivimi i kanabisit.
Ai nënvizoi se këto janë përgjegjësi e qeverisë, jo e opozitës, por pavarësisht gjithçkaje, çdo votë duhet të numërohet – ky është qëndrimi i Partisë Demokratike.
Unë po e paralajmëroj këtë?
Si po e paralajmëroj unë këtë?
Në qoftë se kryeministri firmos dhuratën kryeministrore 100 euro për votë, nuk është përgjegjësi e opozitës kjo.
Në qoftë se kryeministri firmos mbjelljen e dhjetëra mijëra hektarëve kanabis për votë, nuk është përgjegjësi e opozitës kjo.
Në qoftë se kryeministri firmos faljen e 150 milionë gjobave dy ditë para zgjedhjeve, kjo nuk është përgjegjësia e opozitës.
Cila është këtu përgjegjësia e opozitës?
Çfarë mendoni ju se të jetë opozita të jetë symbyllur ndaj këtyre?
E pamundur.
Asnjë njeri i qytetëruar nuk mund të mbyllë sytë përpara këtyre.
Por këto që janë të njohura.
Pavarësisht, çdo votë duhet të numërohet.
Ky është qëndrimi ynë.
© SYRI.net