Vodhi pesë viça në një stallë të Kaçanikut, arrestohet 39-vjeçari

Vodhi pesë viça në një stallë të Kaçanikut, arrestohet 39-vjeçari

17:21, 05/05/2025

Policia ka arrestuar 39-vjeçarin me iniciale P.H., i cili më 1 maj rreth orës 08:50 vodhi pesë viça me vlerë të përafërt prej gjashtë mijë euro, në një stallë për bagëti në fshatin Soponicë e Kaçanikut.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tij u bë sot rreth orës 14:40. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik.

Pas intervistimit, dhe me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco