Letra e Kurtit për Abdixhikun, Haradinaj: Duhej ta bënte menjëherë pas zgjedhjeve – ta gjejë një kandidat që mund të votohet nga partitë tjera

Letra e Kurtit për Abdixhikun, Haradinaj: Duhej ta bënte menjëherë pas zgjedhjeve – ta gjejë një kandidat që mund të votohet nga partitë tjera

11:50, 05/05/2025

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar letrën e Albin Kurtit drejtuar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut për të cilën ai thotë se është dashur të bëhet menjëherë pas zgjedhjeve.

Ai tha se ajo letër nuk e ndryshon gjendjen, por që sipas tij Kurti do të jepte shenjë se dëshiron të ecë përpara, duke ndryshuar kandidaturën, në një që mund ta votonte LDK-ja, PDK-ja ose ata vetë si parti.

“Situata kjo që është. Nuk e besoj që ajo letër e ndryshon gjendjen. Kurti kish mujt me bo edhe veprime tjera. Në këtë rast nëse takohet me Abdixhikun me ra dakord për një kandidatur unifikuese ta kryejmë çështjen e Kuvendit. Praktika është që ai që fiton zgjedhjet bën konsulta me parti tjera, sikurse dihet ka edhe konsulta mes opozitës. Është dashtë me bo menjëherë pas zgjedhjeve. Është situatë e rëndë në Kosovë. Se tash po i harrojmë temat tjera”.

“Si fillim Kurti do ta jepte një shenjë të mirë që nëse e ka ndërmend që të ecë përpara, duke gjetur një kandidat që LDK-ja mund ta votojë, PDK-ja ose ne”, tha Haradinaj para gazetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco