Aksident tragjik në Greqi! Humb jetën 21-vjeçari shqiptar, detajet e para

Aksident tragjik në Greqi! Humb jetën 21-vjeçari shqiptar, detajet e para

22:32, 04/05/2025

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Polikarpoi, Pela në Greqi.

Image

Mediat fqinje bëjnë me dije se nga aksidenti ka humbur jetën një 21-vjeçar me origjinë shqiptare.

Raportohet se për arsye ende të paditura 21-vjeçari, i cili po udhëtonte me mjetin e tij, ka humbur drejtimin dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është askidentuar.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës. Autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco