Gjendet e vdekur një grua në Liqenin e Batllavës

Gjendet e vdekur një grua në Liqenin e Batllavës

17:24, 04/05/2025

Një grua është gjetur e vdekur në Liqenin e Batllavës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, tha se prokurori kujdestar ka urdhëruar që trupit të pajetë t’i bëhet obduksioni në Institutin e Mjeksisë Ligjore.

“Është gjetur një (1) person grua pa shenja jete, si dhe Prokurori kujdestar ka urdhëruar për në obduksion në Institutin e Mjeksisë Ligjore”.

“Prokurori i shtetit ka hapur rastin ‘Hetim mbi vdekje’ dhe po ashtu në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco