Dështon seanca, VV-ja s’ka kuroum – vazhdon të hënën

Dështon seanca, VV-ja s’ka kuroum – vazhdon të hënën

10:58, 03/05/2025

Ka dështuar seanca e konstituive e Kuvendit të Kosovës në mungesë kuorumi.

Lëvizja Vetëvendosje edhe në seancën e së shtunës sërish ka tentuar të krijojë Komisionin ad-hoc për votim të fshehtë por nuk ka marrë përkrahjen e PDK-së, LDK-së, AAK-së e Nismës. Votimi mori 54 vota për, kundër një.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ftoi partitë që nuk kishin propozuar anëtar për komision gjatë seancës së kaluar, por ato nuk propozuan kandidat.

Dehari njoftoj se seanca u shty për të hënën në orën 10:00. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco