Nis seanca, VV vazhdon me përpjeke për ndryshimin e formës së votimit

Nis seanca, VV vazhdon me përpjeke për ndryshimin e formës së votimit

10:39, 03/05/2025

Ka nisur tentativa e dhjetë e deputetëve për konstituimin e Kuvendit. Fjalën hyrëse e ka thënë deputeti më i moshuar i Kuvendit, Avni Dehari, i cili ka thënë se në vazhdimn e seancës konstituive ëszhtë propozuar që zgjedhja e kreut të Kuvendit të bëhet në metodë të fshehtë.

“LVV ka propozuar Hekuran Muratin ndersa subjektet qe nuk kane propozuar kandidatin pet komision jane PKD, LDK, Lista Serbe, AAK dhe Nisma. Lus PDK qe ta propozoj kandidatin per antare te komisionit”, ka deklaruar Dehari.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot në përpjekjen e dhjetë për të konstituar përbërjen e re të dalë nga zgjedhjet parlamentare të shkurtit.

Para përpjekjes paraprake, më 1 maj, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ftoi në takim udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, pranoi ftesën, por pas takimit ai nuk njoftoi për një ujdi se si të shkohet përpara.

Po atë ditë, deputetët u mblodhën, por kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nga LVV-ja kërkoi që të krijohet një komision për votim të fshehtë për kryeparlamentarin e ri. Por, PDK-ja, LDK-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe refuzuan të propozonin ndonjë deputet për këtë komision dhe seanca u ndërpre.

Seanca konstituive e legjislaturës së nëntë ka nisur më 15 prill dhe deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.

Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, por në gjashtë votime, kandidatja e tyre, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme, përkatësisht 61.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco