Apeli i Posaçëm Antikorrupsion, ka rrëzuar kërkesën për lirimin nga qelia të ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu.
Gjyqtarja është e përfshirë në dy dosje të SPAK, njëra lidhur me organizatën "Çopja" dhe tjetra me grupin e Suel Çelës.
Ajo po mbahet e paraburgosur dhe vazhdojnë hetimet për aktivitetet e saj të paligjshme, duke përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm.
Pas dështimit të kërkesës për lirimin me shkaqe shëndetësore, ajo do të vazhdojë të mbetet në arrest për të dyja dosjet.
© SYRI.net