Kurti bën homazhe në Zhazhë e viziton Kompleksin e Kullave të Isa Boletinit: Këtu u bë historia e u lartësuan shqiptarët

Kurti bën homazhe në Zhazhë e viziton Kompleksin e Kullave të Isa Boletinit: Këtu u bë historia e u lartësuan shqiptarët

13:20, 29/04/2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  ka bërë homazhe sot në Zhazhë në kujtim dhe nderim të civilëve shqiptarë të vrarë në masakrën e Zhazhës.

26 vjet më parë forcat policore ekzekutuan civilë shqiptarë të pambrojtur dhe të paarmatosur, në mesin e tyre edhe një të mitur, Fidan Pecin, i cili ishte vetëm 16 vjeç. Kryeministri Kurti dhe ministri Peci, të shoqëruar edhe nga deputetë të Kuvendit, vendosën lule të freskëta te lapidari i ngritur në nderim të viktimave civile dhe katër dëshmorëve të kësaj zone, të rënë në luftën çlirimtare.

Pas homazheve në Zhazhë, ata vazhduan për në fshatin Boletin në Komunën e Zveçanit, ku vizituan Kompleksin e Kullave të Isa Boletinit dhe vendosën lule të freskëta mbi varrin e heroit Isa Boletini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco