Zhduket një person në Kaçanik, nis operacioni për kërkim me dronë

Zhduket një person në Kaçanik, nis operacioni për kërkim me dronë

19:32, 28/04/2025

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është aktualisht duke zhvilluar një operacion kërkimi në Komunën e Kaçanikut, pas pranimit të një njoftimi për një person të zhdukur.

Sipas njoftimit, ekipi operativ është mobilizuar dhe ka filluar kërkimet, duke angazhuar operatorët e dronëve për mbikëqyrje ajrore të zonës së identifikuar.

“Pas marrjes së informatës, ekipi operativ është mobilizuar dhe ka filluar kërkimet, duke angazhuar operatorët e dronëve për mbikëqyrje ajrore të zonës së identifikuar. Përdorimi i dronëve po mundëson skanimin e shpejtë dhe të detajuar të terrenit. Operacioni është në zhvillim dhe ekipi mbetet i përqendruar në lokalizimin e personit të zhdukur dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme”, thuhet në njoftim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco