Gjendet e vdekur një grua në terasën e një banese në Pejë, Policia jep detaje

Gjendet e vdekur një grua në terasën e një banese në Pejë, Policia jep detaje

19:26, 28/04/2025

Një grua është gjetur e vdekur në terasën e një banesë në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka deklaruar për Reporteri.net se ata ishin njoftuar nga një person i afërt me viktimën se që nga mbrëmë, ajo s’ishte përgjigjur në telefon.

Sipas Rugovës, Policia e ka hapur derën me forcë ku e ka gjetur viktimën pa shenja jete.

“Sot me datë 28.04.2025, rreth orës 09:25, Policia është njoftuar nga një person i afërt me viktimën, i cili deklaron se qe nga data 27.04.2025, në mbrëmje viktima nuk është duke ju përgjigjur në telefon. Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe me urdhër të prokurorit te shtetit e ka hapur derën e hyrjes me forcë, derisa në terasën e banesës është gjetur një person (femër) pa shenja jete, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër  të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka deklaruar Rugova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco