Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një të dyshuari për “vrasje e mbetur në tentativë”, ia publikon foton

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një të dyshuari për “vrasje e mbetur në tentativë”, ia publikon foton

17:56, 28/04/2025

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të kërkuar për “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Bëhet fjalë për Miftar Dobraj, i lindur me 1987 në Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë). – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë- E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim./

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco