Gazetarja: PD sjell fushatën e ndryshimit, mesazh patriotik dhe dinjiteti për Shqipërinë

09:14, 28/04/2025

Gazetarja e “Citizens.al”, Erisa Kryeziu, në një intervistë për “Kafe Shqeto” theksoi rëndësinë e informimit të publikut përmes videove shpjeguese mbi ofertat politike.

Ajo vlerësoi rolin që rrjetet sociale luajnë në fushatat elektorale, duke ndikuar perceptimin e votuesve. Kryeziu u shpreh se slogani është kthyer në një element kyç pas Revolucionit Francez, dhe sloganeve të zgjedhjeve të 11 majit u mungon serioziteti real.

Ajo theksoi se PD ka ndjekur një stil të ngjashëm me atë Amerikan, duke theksuar patriotizmin dhe rikthimin e dinjitetit. Sipas saj, PS ka preferuar përdorimin e videove të animuara dhe teknologjisë AI në vend të prezantimit të qartë të programit.

Erisa Kryeziu:

"Në fakt, ne kemi dashur që përmes disa videove shpjeguese t’ju sjellim publikut një lloj informacioni që ata të kenë më shumë vetëdijësim se çfarë ofrojnë aktorët politikë.

Sigurisht që ajo që përmendet më herët sa i përket mënyrës se si funksionojnë rrjetet sociale dhe online në tërësi është e rëndësishme sa i takon fushatës elektorale, duke parë edhe nga sloganet që partitë politike kanë përdorur, duke përfaqësuar idenë që ata japin dhe qëllimet që kanë partitë politike gjatë fushatës.

Sloganet kryesisht kanë marrë rëndësi pas Revolucionit Francez, përmendim këtu sloganin e famshëm ‘Liberté’, dhe shikojmë se nëse i japim një vështrim të përgjithshëm sloganeve që partitë politike po përdorin për zgjedhjet e 11 majit, situata është optimiste.

PD vjen me një slogan shumë të ngarkuar me patriotizëm dhe pretendon se është forca që do kthejë dinjitetin duke e çuar vendin në hapat që po kërkohen.

Pak a shumë, PD ka ndjekur edhe një fushatë që ka pasur edhe Donald Trump: ‘Make America Great Again’, dhe këtë e vëmë re që nga nisja e fushatës, pankartave, kapelave apo mënyrës se si është organizuar podiumi.

Kur vjen puna te programet, është e vështirë që partia socialiste të dalin në takimet me qytetarët, dhe ju përmendet pak më herët këto videot e animuara që Rama ka përdorur me opozitën, përfshirë këtu liderin e opozitës Berisha, apo videot që i ka gjeneruar me AI.

Të gjitha këto të largojnë nga prezantimi i një programi të qartë, argumentimit apo qëndrimit me qytetarët dhe votuesit në të ardhmen te këto zgjedhje të 2025".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco