Gjendet një mjet i pashpërthyer në Kaçanik, dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Kaçanik, dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore

19:00, 27/04/2025

Një mjet i pashpërthyer është gjetur të shtunën në fshatin Stagovë të Kaçanikut.

Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, i cili tha se mjeti dyshohet se përket Luftës së Dytë Botërore.

“Patrulla policore ka marrë masa duke bllokuar rrugët alternative pranë vendit të ngjarjes. Në vend kanë dalë njësitë e FSK-së dhe KFOR-it”.

“Sipas KFOR-it, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë pas 72 orësh dhe kanë rekomanduar sigurimin e mjetit deri më 30.04.2025, pas kalimit të afatit të rrezikut, për të ndërmarrë më pas veprimet e nevojshme”, tha Veseli.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco