Komuna e Prishtinës i dhuron Çelësin e Qytetit aktivistes Natasha Kandiq

Komuna e Prishtinës i dhuron Çelësin e Qytetit aktivistes Natasha Kandiq

18:18, 27/04/2025

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ia ka dhuruar Çelësin e Qytetit aktivistes së njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se Kandiq është një nga ato zëra të rrallë që nuk heshti, edhe kur bota zgjodhi të mbyllte sytë.

Postimi i tij:

Nataša Kandić është një nga ato zëra të rrallë që nuk heshti, edhe kur bota zgjodhi të mbyllte sytë.

Me guximin e saj të palëkundur, ajo i dha zë dhimbjes, i dha drejtësi kujtesës dhe nder viktimave pa dallim kombi apo gjuhe.

Në kohët më të errëta, ajo zgjodhi të qëndrojë në anën e të vërtetës, duke rrezikuar gjithçka për një ideal më të madh: dinjitetin njerëzor.

Sot, pata nderin t’i dorëzoj Çelësin e Qytetit të Prishtinës, një shenjë mirënjohjeje për jetën që ia kushtoi drejtësisë, të vërtetës dhe pajtimit.

Puna dhe përkushtimi i saj na kujtojnë se pa e vërteta nuk ka paqe të qëndrueshme, as në Kosovë, as në rajon.

Në një ditë që për ne është shumë më tepër se një datë në kalendar, Prishtina i thotë: faleminderit!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco