Çitaku: VV e ka në dorë zhbllokimin e punës së Kuvendit, s’po e bën se nuk e kanë në traditë politike përdorimin e mjeteve normale

Çitaku: VV e ka në dorë zhbllokimin e punës së Kuvendit, s’po e bën se nuk e kanë në traditë politike përdorimin e mjeteve normale

15:08, 27/04/2025

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se është e papranueshme si Lëvizja Vetëvendosje po e trajton Kosovën dhe institucionet e saj.

Çitaku thotë se VV-ja s’ka zgjedhur kurrë mjete për të sulmuar sipas saj, institucionet e vendit.

“E papërgjegjshme dhe e papranueshme është mënyra se si Lëvizja Vetëvendosje trajton Kosovën, institucionet dhe qytetarët e saj. Përpjekja e vazhdueshme për të degraduar çdo institucion është konstanta e vetme e kësaj lëvizjeje.
Nga gurët dhe gazi, deri te kryeneçësia e pakuptimtë, LVV nuk ka zgjedhur kurrë mjete për të sulmuar dhe dëmtuar institucionet e këtij vendi”, shkruan ajo në Facebook.

Sipas saj, VV-ja e ka në dorë të zhbllokojë punën e Kuvendit, por që siç thotë ajo nuk po e bën pasi “përdorimi i mjeteve normale në politike nuk është në traditën politike të saj”.

“Ndërkohë, aferat në fushën e energjisë nuk kanë të ndalur, çmimet rriten çdo ditë, e ne në Kuvend po merremi me ulëse dhe me emra të përveçëm. Turp”, shkruan ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco