Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj pas dështimit të përpjekjes së shtatë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se duhet të krijohet shumica parlamentare, dhe të krijohen institucionet.
Limaj bëri thirrje për reflektim.
“Një gjë është e qartë, duhet të krijohet shumica parlamentare, që ta krijojë Parlamentin si dhe Qeverinë, shpresoj se është parë mjaftueshëm, dhe do të ketë reflektim”, tha ai.
Albulena Haxhiu në votimin e pestë sot ka dështuar të marrë votat e nevojshme për kryeparlamentare. Seanca është shtyrë për të martën, në ora 10:00.
© SYRI.net