Elbert Krasniqi nervozohet pak kur e pyesin për mesazhet me katër votat e Listës Serbe

Elbert Krasniqi nervozohet pak kur e pyesin për mesazhet me katër votat e Listës Serbe

10:17, 27/04/2025

Ministri në detyrë, Elbert Krasniqi para seancës konstituive ka thënë se ai bashkë me gjashtë deputetët tjerë do ta votojnë propozimin e VV-së për Albulena Haxhiun Kryeparlamentare, shkran Reporteri.net.

Rreth asaj se a duhet të ndërrohet kandidati, Krasniqi tha se kjo i takon partisë fituese, por që ata janë në rregull me propozimin.

“E drejta e propozimit i takon partisë fituese, dhe ne si partnerë jemi të gjithë këtu. 

Mund të them që propozimi i takon VV-së, ne jemi në rregull me këtë propozim dhe do ta votojmë” tha ai.

Krasniqi është pyetur edhe për mesazhet që u kapën nga telefoni i tij pikërisht nga salla e Kuvendit, ku fliste për katër vota të Listës Serbe pro qeverisë, por që shtoi se nuk duan të jenë në një koalicion ku është pjesë Lista Serbe.

“A e ke parë ti mesazhin, lexoje mesazhin, a e ke lexu mesazhin. Qëllimi mund të jetë prap që ata dëshirojnë të jenë pjesë. Është e kjartë që as VV dhe ne si grup multietnik të jemi në asnjë koalicion ku janë dhe Lista Serbe, pasi është lista ku i prin Radoiçiqi”, tha ai para gazetarëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco