Tentim-vrasje në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Tentim-vrasje në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit

09:24, 27/04/2025

Një person i dyshuar për një rast të vrasjes në tentativë në Prishtinë është vetëdorëzuar në polici më 26 prill 2025, lidhur me një incident të ndodhur më 6 mars 2025, në rrugën “Enver Maloku”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas vetëdorëzimit, nga i dyshuari – një mashkull kosovar – është konfiskuar një armë zjarri, së bashku me një karikator që përmbante një fishek.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet e drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco