Virginia Giuffre, një nga figurat më të njohura dhe të rëndësishme në luftën kundër abuzimit seksual dhe trafikimit të qenieve njerëzore, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare. Familja e saj ka konfirmuar se ajo ka i ka dhënë fund jetës në fermën e saj në Australi.
Giuffre u bë e njohur globalisht për akuzat e saj të rëndësishme ndaj financierit amerikan Jeffrey Epstein, bashkëpunëtores së tij Ghislaine Maxwell, dhe Princit Andrew të Mbretërisë së Bashkuar.
Ajo ka deklaruar se ishte trafikuar nga Epstein dhe Maxëell kur ishte vetëm 17 vjeç, për t’u abuzuar seksualisht nga Duka i Jorkut – akuza që Princi Andrew e ka mohuar vazhdimisht. Në vitin 2022, ai arriti një marrëveshje jashtë gjykate me Giuffre, pa pranuar fajësinë.
Në një deklaratë të dhënë nga familja e saj të premten, Virginia u përshkrua si një “luftëtare e ashpër në luftën kundër abuzimit seksual”. Ata shtuan se “abuzimi që ajo kishte përjetuar… u bë e padurueshme.”
“Ajo vrau veten, si viktimë e përjetshme e trafikimit dhe abuzimit seksual,” thuhet në deklaratën familjare.
Virginia Giuffre ka qenë një zë i fuqishëm në betejën për drejtësi dhe ka kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit global mbi këtë problem të rëndë.
Jetën e saj e shndërroi në një mision jetik, duke luftuar për viktimat e abuzimit seksual dhe duke i ofruar një ndihmë të pazëvendësueshme në proceset ligjore dhe shoqërore.
© SYRI.net