Osmani takon presidentin Tramp në Vatikan

Osmani takon presidentin Tramp në Vatikan

13:06, 26/04/2025

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka arritur në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, ka takuar presidentin amerikan, Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump, para fillimit të ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut.

Presidentja Osmani bisedoi me presidentin Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump, para fillimit të ceremonisë së varrimit të Papës, njofton zyra për informim e Presidencës.

Ndryshe sot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan po zhvillohet ceremonia mortore për Papa Françeskun, në ceremoninë mortore po merr pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco