Në respekt të ditës së zisë, konferenca ndërkombëtare 'Global She' nis me një minutë heshtje në nder të Papa Françeskut

10:55, 26/04/2025

Nis me një minutë heshtje konferenca ndërkombëtare e organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas me temë “Global She”, në respekt të ditës së zisë kombëtare të shpallur në Shqipëri në kuadër të ndarjes nga jera të Papa Françeskut.

Në këtë aktivitet është i pranishëm edhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili më herët në fjalën e tij theksoi se në të gjitha takimet e fushatës do të respektohen rregullat dhe etika që kërkon dita e zisë.

Berisha nënvizoi se çdo aktivitet do të nisë me një minutë heshtje në nderim të viktimave dhe do të mungojë muzika si shenjë respekti. “Vijoj fushatën duke respektuar plotësisht rregullat e zisë. Dmth, përcaktohet që nuk do të ketë muzikë dhe natyrisht do të nderohet kujtimi i shenjtërisë së tij Papa Françeskut, në çdo takim me 1 minutë heshtje”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco