Osmani: Më së shumti në rajon kemi bërë reforma, s’e humbim kurrë shpresën për anëtarësim në BE

Osmani: Më së shumti në rajon kemi bërë reforma, s’e humbim kurrë shpresën për anëtarësim në BE

09:35, 26/04/2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se e sheh Kosovën si pjesë të komunitetit perëndimor në të ardhmen.

Sipas Osmanit, Kosova ka bërë më së shumti reforma në mesin e vendeve të rajonit të Ballkanit që janë parakushte për anëtarësim në BE.

“Nuk e humbim kurrë shpresën. 97 për qind e qytetarëve tanë mbështesin anëtarësimin në BE dhe NATO. Për shembull, ka ende pesë vende brenda BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, puna për të arritur anëtarësimin në BE vazhdon”.

“Kosova gjithmonë ka pasur një synim dhe të vetëm, e ai është anëtarësimi në komunitetin euroatlantik”, tha Osmani, në një intervistë për televizionin publik finlandez “Yle”.

Ajo ndër të tjerash ka falënderuar Finlandën për mbështetjen solide që ka marrë gjatë dekadave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco