Kusari-Lila: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër ose të dielën

Kusari-Lila: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër ose të dielën

13:07, 25/04/2025

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se afati për konstituimin e Kuvendit përfundon nesër apo të dielën.

Për këtë, ajo i është referuar Kushtetutës së Kosovës, megjithëse një gjë të tillë Kushtetuta nuk e qartëson tërësisht.

“Është e paraparë edhe me Kushtetutën e Kosovës që 30 ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor është e paraparë që të konstituohet Kuvendi. Ai 30 ditësh është ditën e diel, më 27 prill, apo nëse e shohim me ditë kalendarike mund të jetë edhe nesër… Kjo situatë nuk është se mund të shkojë tërësisht në pafundësi, mund të sjellë në një rrethanë tjetër ku diskutimi i përbashkët me subjekte po afrohet gradualisht një datë tjetër e zgjedhjeve”, ka thënë ajo.

Me Nenin 66 të Kushtetutës parashihet “Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco