Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim nga herat e kaluara dhe se as në seancën e sotshme konsituive nuk do ta përkrahë propozimin që Albulena Haxhiu të bëhet kryeparlamentarja e re e Kuvendit të Kosovës.
“Qëndrimi dhe votimi është ashtu siç ka qenë edhe herën e kaluar”, tha Limaj.
Në tri votimet e kaluara, Haxhiu ka marrë 57 vota nga 61 sa nevojiten.
Pavarësisht kësaj, VV s’ka hequr dorë nga ky propozim.
“Nuk ka ndërruar emri”, ka deklaruar mbrëmë kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë refuzuar të votojnë Haxhiun, duke e konsideruar si figurë përçarëse, teksa Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se do të votojë kundër çdo kandidati që propozon VV’ja./
© SYRI.net