Limaj nuk tregon si do të votojë: Kuvendi duhet të konstituohet

Limaj nuk tregon si do të votojë: Kuvendi duhet të konstituohet

12:13, 17/04/2025

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj nuk ka treguar nëse do votojnë kandidatin që Vetëvendosje pritet ta propozojë për kryeparlamentar, në seancën e sotme  konstituive të Kuvendit.

Limaj para mediave ka thënë se Kuvendi duhet të konstituohet sipas procedurave.

“Duhet të konstituohet kuvendi sipas procedurave, besoj që kjo është ajo që e presin qytetarët e Kosovës”, tha Limaj shkurt.

Seanca ende nuk ka nisur, ndonëse ishte paralajmëruar për në ora 12:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco