Deputeti i VV-së: I kemi numrat, nesër e zgjedhim kryeparlamentarin, e keni parë NISMA votoi “për” atë ditë

Deputeti i VV-së: I kemi numrat, nesër e zgjedhim kryeparlamentarin, e keni parë NISMA votoi “për” atë ditë

23:37, 16/04/2025

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka deklaruar se nesër do të zgjedhet kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, VV i ka siguruar numrat e nevojshëm pa treguar për koalicione.

“Nesër fillon seanca nga aty ku ka mbetur fillon nga betimi i deputetëve, ne votojmë”, ka theksuar ai.

“Mendoj që nesër pra ne do ta zgjedhim kryeparlamentarin dhe për këtë gjë i kemi siguruar, të thash jemi në proces të krijimit të numrave. E keni parë Nismën atë ditë, ka votuar “për””, tha Rexhaj në “Kanal 10”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco