‘Më 11 maj ndahemi nga regjimi i së keqes’/ Mesazhi i Berishës nga Vlora: E përzutë Ramën, s’guxoi të kandidojë më, fitoi morali juaj!

‘Më 11 maj ndahemi nga regjimi i së keqes’/ Mesazhi i Berishës nga Vlora: E përzutë Ramën, s’guxoi të kandidojë më, fitoi morali juaj!

10:33, 16/04/2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ndarë një pasazh të shkurtër nga fjalimi i tij përpara demokratëve në prezantimin e kandiatëve të PD-ASHM në Vlorë.

Në mesazhin e tij, përcjellë demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë, përmes një video të shpërndarë në platformën sociale, facebook, Berisha teksa e ka cilësuar qeverisjen 12 –vjeçare të Ramës, si regjimin më të keq, ndërsa ka shprehur bindjen e tij se më 11 maj, qytetarët do t’i japin fund këtij regjimi njëherë e përgjithmonë.

‘Njëherë t’u përgëzoj ju që e përzutë Edi Ramën dhe nuk guxoi të kandidojë më në Vlorë dhe kjo është një fitore e moralit tuaj’, është një nga mesazhet që lideri demokrat Sali Berisha dha për vlonjatët dhe mbarë shqiiptarët kudo në vend e botë.

Statusi

Miqtë e mi, ky regjim është regjim i të keqes dhe ne do ndahemi me të më 11 maj!

Njëherë t’u përgëzoj ju që e përzutë Edi Ramën dhe nuk guxoi të kandidojë më në Vlorë dhe kjo është një fitore e moralit tuaj.

Është një fitore morale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco