Abdixhiku: Kujtim Shala për nënkryetar të Kuvendit, Hykmete Bajrami shefe e deputetëve të LDK-së

Abdixhiku: Kujtim Shala për nënkryetar të Kuvendit, Hykmete Bajrami shefe e deputetëve të LDK-së

20:49, 15/04/2025

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit, si dhe Hykmete Bajramin për Shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së.

Abdixhiku ka deklaruar se propozimi është mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Sot, para strukturave vendimmarrëse të partisë, kam propozuar Akademik Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit të Republikës, si dhe zonjën Dr. Hykmete Bajramin për Shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së. Propozimi është mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës; dhe të dy pozitat do të nominohen përkatësisht caktohen nga grupi ynë. Ju priftë e mbara e dalshi faqebardhë në këtë detyrë fisnike për shtëpinë tonë politike, votuesit tanë e popullin e Kosovës.  [✌️] ”, ka shkruar Abdixhiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco