Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka kritikuar ashpër partitë opozitare për refuzimin e tyre që të marrin pjesë në verifikimin e mandateve të deputetëve në Kuvend.
Sipas saj, me këtë veprim, opozita po e pengon një proces krejtësisht formal dhe të domosdoshëm për krijimin e institucioneve të reja.
“Ata nuk i betohen Republikës, por mbesin të betuar me inatin ndaj Albin Kurtit,” ka deklaruar Statovci, duke shtuar se ky qëndrim është i dëmshëm për interesin e shtetit.
Ajo ka theksuar se këto veprime opozitare po realizohen në bashkëpunim me Listën Serbe, gjë që sipas saj, tregon mungesën e përgjegjësisë dhe vizionit shtetformues nga ana e partive kundërshtare.
Statovci ka kërkuar nga opozita që të reflektojë dhe të vërë interesin e qytetarëve dhe shtetit mbi kalkulimet politike dhe inatet personale.
© SYRI.net