Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, është deklaruar pasi seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar, për shkak se deputetët nuk e kanë votuar raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.
Kurti tha se votimi kundër nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, është sulm brenda institucional kundër Kosovës dhe një situatë e paparë në shtetin tonë.
“Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot.” – ka shkruar Kurti,
© SYRI.net