Me një orë vonesë, Avni Dehari hap seancën konstituive të Kuvendit

Me një orë vonesë, Avni Dehari hap seancën konstituive të Kuvendit

11:10, 15/04/2025

Me një orë vonesë ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Sipas rregullores, ajo po udhëhiqet nga deputeti më i vjetër i Kuvendit, Avni Dehari, i ndihmuar nga deputetja më e re, Sala Jashari, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Deputetët e legjislaturës së nëntë do ta bëjnë betimin, ndërsa në rend dite është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka bërë të ditur emrin e të nominuarit për kryeparlamentar.

Nuk dihet ende nëse VV-ja i ka 61 votat e nevojshme për kryeparlamentarin.

Deri më tani PDK dhe LDK kanë bërë të ditur se nuk do të votojnë kandidatin për kryeparlamentar që do ta propozojë Vetëvendosje, ndërkohë që AAK-ja ka thënë se do të mbajë qëndrim të përbashkët me këto dy parti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco