Raportohet për të shtëna me armë në lagjen “Mati 1”

Raportohet për të shtëna me armë në lagjen “Mati 1”

13:24, 19/12/2024

Dyshohet se në lagjen “Mati 1” gjatë ditës së sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas gazeta Sinjali, personi i dyshuar ka shtënë rreth 10 herë me armë për motive të panjohura.

Siç raporton Sinjali, i dyshuari është arrestuar ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Klankosova.tv, ka kontaktuar me policinë dhe është ende në pritje të një përgjigje.

Ndërsa burime të Klankosova.tv, bëjnë të ditur se i kanë dëgjuar këto të shtëna me armë, ani pse nuk kanë rastisur në personat e dyshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco