Një veturë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm, në rrugën “Xheladin Hana”, në Prishtinë.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se nuk ka të lënduar nga ky incident.
“Sot rreth orës 08:50, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, ku është djegur një veturë.
Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë marrë me rastin.
Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Aktualisht po kryhen ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes”, kanë thënë nga Policia e Kosovës
© SYRI.net