Diaspora tani mund të ketë zërin e saj në Kuvendin e Kosovës, dhe ai është Mustaf Abazi. Mërgata ka hyrë fuqishëm në garën zgjedhore të 9 shkurtit, me emra të ndryshëm por njëri nga më të spikaturit është ai i biznesmenit Mustaf Abazi.
Abazi i cili është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga Lidhja Demokratike, ka bërë një premtim të fuqishëm duke dhënë fjalën se do të bëhet zëri i diasporës shqiptare.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook, është zotuar se do të jetë i dobishëm për diasporën pasi që e njeh më së miri jetën, punën dhe sakrificën që bashkatdhetarët bëjnë për Kosovën.
“Unë nuk jam i rëndësishëm për ju, por jam i dobishëm për ju. Unë vij nga diaspora, aty ku ju jetoni, punoni dhe sakrifikoni çdo ditë për familjet tuaja dhe për Kosovën. E di mirë se çfarë do të thotë të përballesh me sfida larg atdheut dhe sa shumë kemi dhënë për vendin tonë", ka shkruar Abazi. Biznesi i njohur nga Llapi ka ftuar fiasporën që bashk ta bëjnë ndryshimin: " Me 9 shkurt, kemi një mundësi të artë për të sjellë një zë të ri në Kuvendin e Kosovës – një zë që flet për diasporën dhe për hallet tuaja. Nuk premtoj mrekulli, por ju premtoj përkushtim, punë të ndershme dhe një përfaqësim të denjë për ju. Votoni për ata që ju kuptojnë. Votoni për ata që vijnë nga ju dhe që punojnë për ju. Së bashku, mund të bëjmë ndryshimin që kemi pritur prej kohësh”, ka shkruar ndër të tjera Abazi që radhitet i 76-ti në listën e LDK-së.
© SYRI.net