Betejës elektorale të 9 shkurtit, ka vendosur t’i hyjë edhe biznesmeni i suksesshëm në diasporë, Mustafë Abazi.
Abazi deri më tani e ka dëshmuar vetën në botën e biznesit dhe kontributi i tij për vendlindjen ka qënë i pranishëm tash e sa vjet. Këtë herë Mustaf Abazi ka vendosur që të bëhet pjesë e politikës, duke kandiduar për herë të parë për deputet, nën logon e LDK-së, si kandidati nga diaspora.
Motoja e tij ‘Për vendin tim’, do të jetë pikësynimi për të sjellë përvojën dhe njohurit e tij të fituara në Gjermani, edhe në Kosovë.
Objektivi i Abazit në politikë është zhvillimi ekonomik i vendit duke sjellë investitor të huaj e duke synuar për ta shndërruar Kosovën në një nga destinacionet më tërheqëse për investime, zhvillimin e arsimit dhe përkrahjen e rinisë, duke zhvilluar kuadro cilësor që nesër t’i dalin zot vendit.
“Ruajtja e rinisë në Kosovë – Rinia është pasuria jonë më e madhe. Ne duhet të krijojmë mundësi për punësim dhe arsimim cilësor, që të rinjtë tanë të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, në vendin tonë" thekson Abazi.
I ranguar me numër 76 në listën e LDK-së, Mustaf Abazi, thotë se diaspora jonë është zemra e Kosovës jashtë kufijve. Duke krijuar kushte më të mira për investime dhe zhvillim, ne mund të sjellim përsëri energjinë dhe ekspertizën e tyre në vend, shton ai.
Biznesmeni Abazi ka për synim tërheqjen e investimeve ndërkombëtare. Sipas tij zhvillimi ekonomik vjen përmes hapjes ndaj botës. "Unë jam i vendosur të promovoj Kosovën si një destinacion tërheqës për investitorët, për të krijuar vende pune dhe rritje afatgjatë”, është qëndrimi i biznesmenit nga llapi që asnjëherë nuk e harroi shtetin e tij.
Mustaf Abazi përveç punës që bënë në Gjermani, ai është takuar edhe më shumë kongresist e senator amerikan, përfshirë edhe deputetë të Budestangut. Poashtu Abazi ka pasur një miqësi edhe me kongresmenin amerikan, mikun e Kosovës, Eliot Engel.
Kujtojmë se Abazi është edhe kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, e në kuadër të kësaj, ai ka sjellë në vizitë në Podujevë edhe Christian Wiesenhutter - kryetar i Odës Ekonomike të Berlinit, ku kanë diskutuar për gjetjen e mundësive që biznesmenët gjermanë të investojnë në Podujevë.
Përveç kësaj, Abazi ka bërë një investim mbi tre milionë euro në ndërtimin e banjës termale në fshatin Sallabaje të Podujevës, projekt ky që tashmë është realizuar.
© SYRI.net