Dhunoi partneren me sende të forta në prani të fëmijës, përfundon në pranga 29-vjeçari shqiptar në Itali

Dhunoi partneren me sende të forta në prani të fëmijës, përfundon në pranga 29-vjeçari shqiptar në Itali

09:17, 18/12/2024

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane.

Ai dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij duke e goditur me sende të forta në këmbë dhe në pjesën e pasme të kokës. Ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijës së tyre 1-vjeçar.

Sipas medieve të huaja, kanë qenë fqinjët që kanë denoncuar rastin, pasi kanë dëgjuar britmat nga banesa e familjes shqiptare.

I riu është kapur në flagrancë nga policia, ndërsa gruaja ishte me foshnjën në krahë.

Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 29-vjeçari u transferua në burgun e qytetit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco