Mësohet emri i policit ndaj të cili u bë atentat sot në Pejë

Mësohet emri i policit ndaj të cili u bë atentat sot në Pejë

18:38, 17/12/2024

Një rast i të shtënave me armë zjarri ndodhi sot në afërsi të stacionit policor në Pejë.

Cak ishte një zyrtar policor, por ai shpëtoi pa ndonjë lëndim.

Klankosova.tv ka arritur që ta mësojë identitetin e policit, ndaj të cilit sot u bë atentat.

Bëhet fjalë për Denis Shalën, i cili ishte duke e kaluar rrugën në momentin kur u gjuajt në drejtim të tij.

E për këtë rast i dyshuar është Ermal Manaj, i cili është shpallur në kërkim.

Ende nuk dihet se cili ishte shkaku i kësaj ngjarje./ 

Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco