Avokati Berisha thotë se Kurti e kreu intervistën në Prokurorinë Speciale

Avokati Berisha thotë se Kurti e kreu intervistën në Prokurorinë Speciale

20:06, 16/12/2024

Avokati Besnik Berisha, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka kryer intervistën në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Berisha këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Ai tha se Kurtin e ka parë vet me sytë e tij.

“Çka nëse u them se kryeministri Kurti sapo e kreu intervistën në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, a ma besoni a jo ?! Nejse, mos i ngjitni fjalë djalit se me sytë e mi e pash. Institucionalit se ç’ke me të!” – ka shkruar Berisha.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte ftuar nga PSRK-ja që të paraqitej sot në mëngjes për intervistim, por nuk ka mundur për shkak të një udhëtimi zyrtar në Slloveni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco