Operacion shqip në Spanjë, 'Hajduti' kap 'skifterin' shqiptar

Operacion shqip në Spanjë, 'Hajduti' kap 'skifterin' shqiptar

12:16, 16/12/2024

Më 14 korrik 2019 , tre shtëpi në Grijotë të Spanjës u sulmuan për të kryer grabitje të ndryshme brenda.

Më shumë se pesë vjet më vonë, Garda Civile e Palencias ka arritur të zbardhë krimet që i atribuohen një 32-vjeçari me kombësi shqiptare .

Për ta bërë këtë, në kuadër të Operacionit “Hajduti”, agjentëve u është dashur të hetojnë një person, i cili në këtë periudhë ka ndryshuar deri në tre herë identitetin e tij, me qëllim shmangien e arrestimit.

Pas identifikimit të tij, Garda Civile ka vënë në dispozicion të gjykatës të gjithë hetimin dhe të dhënat e autorit të dyshuar të tre grabitjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco