Prokuroria Speciale: Jemi informuar se kryeministri ndodhet jashtë vendit, do të ftohet sërish

Prokuroria Speciale: Jemi informuar se kryeministri ndodhet jashtë vendit, do të ftohet sërish

11:26, 16/12/2024

Kryeministri Albin Kurti, nuk është paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale, ku ka qenë i ftuar të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit në një rast penal.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, ka thënë se nga Kryeministria janë njoftuar se Kurti është në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet.

“Siç jeni në dijeni, Prokuroria Speciale përmes thirrjes së rregullt e ka ftuar kryeministrin Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit për një rast penal të cilin Prokuroria Speciale e ka nën hetim”, ka thënë Kozmaqi.

“Sot, nga kabineti i kryeministrit Kurti, Prokuroria Speciale është informuar se kryeministri Kurti gjendet në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet sot për intervistim”, ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale.

Kozmaqi ka thënë se Prokuroria Speciale do të përgatitë një ftesë të re për intervistimin e kryeministrit.

Kurti, të hënën ndodhet në një udhëtim zyrtar jashtë vendit në Slloveni. Vizita e kryeministrit në Slloveni ka nisur gjatë vikendit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco