Përballje me armë si në filma në Mramor, të dyshuarit që rrezikuan policinë ende në arrati

Përballje me armë si në filma në Mramor, të dyshuarit që rrezikuan policinë ende në arrati

21:13, 15/12/2024

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë zjarri, rast të cilin ekskluzivisht raportoi klankosova.tv.

Sipas policisë në fshatin Mramor, është identifikuar një veturë e dyshuar e cila përkundër sinjalizimit të policisë për tu ndalur në pikë kontrolli e njëjta ka refuzuar duke vozitur me shpejtësi të madhe dhe duke manovruar rrezikshëm, kësisoj duke vënë para rrezikut të drejtpërdrejtë zyrtarët policorë.

Duke parë rrethanat e ngjarjes, zëdhënësja e policisë për rajoni e Prishtinës, Flora Ahmeti për Klankosova.tv, tha se  policia me shpejtësi ka organizuar një tjetër pikë kontrolli me qëllim ndalimin e veturës së dyshuar porse vetura sërish nuk është ndaluar dhe me manovrime të rrezikshme ka bërë përpjekje të qëllimshme për të goditur zyrtarët policorë.

”Për të shmangur rrezikun e menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë për jetën, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin armën e zjarrit”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht vetura e dyshuar nuk është ndaluar si dhe personat e dyshuar tani për tani janë në arrati.

”Policia me përkushtim po vijon punën e saj për identifikimin e të dyshuarve të përfshirë në këtë rast si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre. Siguria e oficerëve dhe qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë më i lartë. I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion në lidhje me personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast të kontaktojë menjëherë policinë”, shtoi tutje Ahmeti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco