Osmani takohet me kongresistin Lawler, shprehin interes për bashkëpunim në fusha të ndryshme

Osmani takohet me kongresistin Lawler, shprehin interes për bashkëpunim në fusha të ndryshme

11:23, 13/12/2024

Në vazhdën e takimeve në ShBA, presidentja Vjosa Osmani zhvilloi bisedë edhe me kongresistin republikan, Mike Lawler.

Bashkë diskutuan për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

“Pas një bisedë në New York disa muaj më parë, me Kongresistin republikan Mike Lawler u takuam këtë herë në Washington, D.C., për të parë mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët. E përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe shpreha mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e tij në avancimin e synimeve tona strategjike të përbashkëta”, ka shkruar e para e vendit në facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco