NATO pret gjashtë ekspertë të Ballkanit Perëndimorë në selinë e tyre, këto janë temat që u diskutuan

NATO pret gjashtë ekspertë të Ballkanit Perëndimorë në selinë e tyre, këto janë temat që u diskutuan

19:30, 12/12/2024

NATO ka njoftuar se në selinë e tyre kanë pritur gjashtë ekspertë të Ballkanit Perëndimorë.

Në këtë vizitë u diskutua për angazhimin e të rinjve paqen dhe sigurinë rajonale si dhe luftimin e ndikimeve të dëmshme, përfshirë dezinformatat, kërcënimet hibride dhe kibernetike.

“Në selinë e NATO-s, grupi u takua me zyrtarë të lartë, prezantoi rekomandimet e tyre për politika dhe shkëmbeu ide për hapat jetikë që duhen ndërmarrë për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin transatlantik”, thuhet në njoftimin e NATO’s në rrjetin social.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco