“Komuna e Prishtinës mbetet pa automjete” – Rama thirrje Qeverisë

“Komuna e Prishtinës mbetet pa automjete” – Rama thirrje Qeverisë

11:15, 11/12/2024

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë thirrje urgjente ndaj Qeverisë së Kosovës për të gjetur një zgjidhje pas skadimit të kontratës për qiranë e automjeteve, të lidhur nga Autoriteti Qendror i Prokurimit (AQP). Kontrata, e cila përfshinte 76 vetura të përdorura nga Komuna e Prishtinës, skadoi më 6 dhjetor, duke lënë institucionet lokale pa mjete për operim.

Kryetari i Prishtinës shtoi se komuna mbetet e angazhuar për t’i përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve, por paralajmëroi se mungesa e automjeteve përbën një rrezik serioz për shërbimet dhe sigurinë publike.

“Kontrata e lidhur nga Autoriteti Qendror i Prokurimit (AQP), që vepron nën Ministrinë e Financave ka skaduar me 6 dhjetor. Kjo kontratë përfshinte institucione qendrore dhe lokale, përfshirë Komunën e Prishtinës, e cila kishte marrë me qira 76 vetura.

Pas skadimit të kontratës, të gjitha veturat janë kthyer, duke lënë Komunën e Prishtinës pa automjete funksionale. Kjo ka vështirësuar ndjeshëm operimin e drejtorive si Inspeksioni dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.

Komuna i bën thirrje urgjente Qeverisë së Kosovës që të gjejë zgjidhje, përgjegjësi kjo e AQP-së. Mosveprimi i tyre po pengon rëndë funksionimin e komunave dhe institucioneve publike!

Kryeqyteti mbetet i angazhuar për të përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve, por mungesa e mjeteve për operim përbën rrezik për shërbimet dhe sigurinë publike.

Trajtimi i interesit publik kërkon prioritet!”, ka shkruar Rama në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco